Një ditë pas protestës së opozitës e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe me sulme të forcave të rendit për të shëprndarë turmat e njerëzve, ka reaguar edhe shkrimtarja Flutura Açka. Ky reagime është paksa ndryshe nga reagimet që jemi mësuar të shohim pasi Açka ka zgjedhur ta përcjellë protestën me anë të një poezie.
Nga Flutura Açka
Nën gaz Tirana e pagaz
Ti shkel mbi ta me thundër,
me sarkazmë,
me hekurbeton,
me oxazepine i verbon,
me taftatë e grave të mira të vendit tim,
që të dinë të mirë,
e t’duartrokasin me pahir,
përgatit qefinë.
Me helm ua ngjyen natën,
në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,
me të fundmet grahma të durimit,
thur haluçinimet e tua në cyber space,
me tënden rutinë.
Me rruazat e syve të fëmijëve,
që diell ëndërrojnë,
thur zinxhirë të rinj errësire,
një të re plojë.
T’mbyllta duken dritaret,
ajri i natës vika era përzhimë,
a i ndien,
apo s’ta ndjen?
Me marka kollaresh të shndritshme,
var shpresën e tyre çdo ditë,
nuk harron t’u veshësh,
xhaketa dalëboje batutash,
trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
me fjalor ngjyrëeurope,
me zhargon rrugërie qesëndis,
me huqin e kumarit me djajtë,
n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.
Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
që kohët moderne parlament i thanë,
ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.
Ti tani je qenie pa liri,
cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.
Me farë djalli, ti farë djali,
gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,
dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,
të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.
Në gjah ke dalë,
mes parkut fantazmë të kullave të tua,
me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,
aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,
t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,
pushtetin tënd prej rëre,
dehjen diabolike.
Me ç’materie të prishur,
mbushur silikoni i kafkës tënde,
ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
që veç thyejnë e shqyejnë,
tymosin e zhbëjnë,
thërrmojnë e ngjyejnë,
helmojnë e fyejnë,
shpëlajnë e lyejnë,
durimin tonë.
Trembur, zhveshur kujtese qyteti,
mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,
por ti s’e sheh,
shpejt nata në ufëm do pëlcasë:
Zot, Ajme!
Ku je?
Motive të rimarra, 21 Mars 2016-11 Maj 2019
A KA SHTET ,AKA PROKURORI, A KA POLICI TI MARRE KETA BANDITE BERISHA ,BASHA,META ,VASILI ,NOKA DHE GJITHE LLUMIN E VENDIT ,TI HETOJE PER GJITHE KRIMET ETYRE.MJAFT I DURUAM KANE 28 VJET QE VJEDHIN E VRASIN POPULLIN E PAFAJSHEM ME NJE DREJTESI KRIMINALE TE KOMANDUAR AKOMA NGA BEOGRADI .TURP TE KENE ATA MONSTRA TE KOMBIT.KUR DO VEPROJE EDI RAMA KUR TE SHOHE SERBET TE DERA APO RUSET NE TIRANE.E KE POPULLIN ME VEHTE ,TA DHA VOTEN ,CFARE PRET DREJTESINE E KORRUPTUAR TE SALIUT ,PROKURORET PA DALLIM QE NGA LLALLA ,DERI TE HAJDARMATAJ E KOMPANI. VEPRO SA NUK ESHTE VONE
OR LAP,
MEQË PO E PRITKE DREJTSIN PREJ €- DRAMËS KUNDËR SALI – FAJTORIT E CO, PRIT GOMAR TË TË SJELL BAR.
TUNG.
Eshte poezi,apo proze?
Dihet qellimi i poezise dhe ai i prozes,por une e gjej kete “grumbullim fjalesh”…. deshtim.
Dihet qe poezia ka nje numer te minimizuar “materialesh” dhe kerkon talent ta ndertosh te plote….vetem se ketu gjithcka eshte e turbullt dhe pa vlere….
Ah,se harrova….e vetmja “vlere” eshte ….pavlera…
ZJ AQKA TE ADMIROJ SI NJERI DHE SHKRIMTARE LULI ASHTE NJE VEMJE I PA PAME NJE NJERI IMORAL DHE SHUME I RREZIKSHEM FRIGACAK VAMPIR VJEN NGA FAMILJA HOXHA PA PERJASHTIM DUHET DENU ME VDEKJE S.BERSHA LUL BASHA EDI RAMA MONIKA KRYMALLI ILIR META DHE TE GJITHE DEPUTET PA PERJASHTIM ATEHERE SHQIPERIA BJEN NE PAQE