fbpx

Aktualitet

Protesta e të Shtunës, një tjetër rrugë bllokohet me punime





               Publikuar në : 19:48 - 14/02/19 |
mapo.al

Në redaksinë e gazetës Mapo, vijnë foto nga një tjetër bllokim rruge në aksin Rinas-Tiranë, që sipas të gjitha gjasave lidhet me protestën e ditës së shtunë. Fare pranë nyjës që lidh rrugën e Rinasit me autostradën, sot në darkë është shfaqur një makineri e madhe ndërtimi dhe grumbuj zhavori. Prania e mjeteve të rënda, tregon se punimet do të zgjasin.


Opozita i ka cilësuar përpjekje qesharake të qeverisë për të shkurajuar qytetarët. Pas lajmit se do ketë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, dhe të segmentit tek kthesa e Kamzës, dy akset kryesore nga janë prurjet nga Jugu e nga Veriu drejt kryeqytetit, një tjetër bllokim mesa duket është shfaqur në aksin Rinas-Tiranë, edhe ky një drejtim mjaft i rrahur nga udhëtarët që vijnë nga Veriu drejt Tiranës. Që sonte, sipas dëshmitarëve, këto punime kanë krijuar një trafik të rënduar, që duket dhe nga fotot./Gazeta Mapo/





Etiketa: , , ,

Pas