Aktualitet

Protesta e veçantë në Slloveni për të kundërshtuar masat kundër Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 09/05/20 |
mapo.al

Mijëra njerëz ju kanë dhanë biçikletve nëpër kryeqytetin e Sllovenisë Ljubljana të premten, për të protestuar kundër qeverisë.


Ata akuzuan kryeministrin Janez Jansa për përdorimin e pandemisë së koronavirusit si një pretekst për të kufizuar liritë.


Protestuesit kanë pohuar se Z. Jansa po përpiqet të rrisë fuqitë e policisë, duke nxitur urrejtje ndaj emigrantëve dhe duke bërë sulme personale ndaj gazetarëve.


Sllovenia zbatoi një bllokim të rreptë në përgjigje të Covid-19 në mes të marsit, por lehtësoi disa masa dy javë më parë.


Deri më tani, vendi ka konfirmuar 1.450 raste të sëmundjes dhe 100 vdekje.

Guy De Launey i BBC-së thotë se Ljubljana është një qytet çiklistik, kështu që protesta në dy rrota kishte kuptim të përsosur dhe gjithashtu lejoi pjesëmarrësve të ruajnë masat distancuese sociale.

Në pjesën më të madhe, ajo ishte një protestë e qetë dhe me natyrë kreative, shton korrespondentja jonë. Por marshuesit brohorisnin parulla kundër kryeministrit, përfshirë “hajdut” dhe “poshtë qeveria”.

Organizatat mjedisore iu bashkuan protestës. Ata janë shprehur se qeveria ka futur klauzola në legjislacionin e emergjences që do të bllokojë OJQ-të nga konsultimet në lidhje me projektet e ndërtimit.

Qeveria ka mohuar çdo akuzë.

Marrë nga BBC     Përktheu: Mapo.al


Etiketa: ,

Pas