Aktualitet

Protesta kundër HEC-it në Mirditë/ 4 të arrestuar, 30 persona nën hetim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:16 - 12/04/21 |
mapo.al

Pas protestës së një dite më parë kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia ka vënë në pranga katër persona, një prej të cilëve organizatori i kësaj proteste, B.P., 48 vjeç, banues në Lezhë. Në pranga janë vënë edhe tre të rinj nga Kosova E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet edhe për 30 persona të tjerë.






Sipas uniformave blu, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë protestuar duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.


Njoftimi





“Në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fan, Mirditë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:



B.P., 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.

Lexo edhe :  Mbledhja - Marku: Të nisim protestat. Basha: Betejën e vazhdojmë në Parlament

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë më parë protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli përplasjen e tyre me policisë. Banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang iu bashkuan sot dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

LEXO EDHE: 

Protesta për HEC në Mirditë – Policia: Kemi shoqëruar 33 persona

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas