Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur këtë të hënë se nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre.
Për këtë masë ka reaguar me anë të një statusi në Twitter edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin për këtë masë.
Ky reagim i kryeministrit, vjen pas protestës së zhvilluar nga artistë, kantautorë e pronarë baresh përpara kryeministrisë dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër mbylljes së lokaleve të natës.
Artistët u shprehën se edhe në lokalet e natës, mund të funksionojë më përdorimin e maskave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Status i plotë i Ramës:
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, shkruan Rama në Tëitter.
LEXO EDHE: