Protestuan kundër vizitës së Edi Ramës, shoqërohet nga policia kreu i PD-së në Sarandë. Hariz Mema është shoqëruar nga uniformat blu paraditen e kësaj të hëne.
Simpatizantë të Partisë Demokratike me në krye Memën tentuan t’i bllokojnë rrugën Ramës. Kreu i qeverisë ishte nisur për të në mitingun e socialistëve, ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie.