Arkiva 2

Motra e Klodian Rashës në protestë: Pse e qëlluan vëllain tim të pafajshëm?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 09/12/20 |
mapo.al

Bora Rasha, motra e Klodian Rashës, i cili u vra nga policia një ditë më parë, nga protesta e sotme përpara Kryeministrisë kërkoi drejtësi për të vëllanë.



“Vëllai im doli dhe erdhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 11:30 me shokët, pastaj në shtëpi, dhe tha po iki të marr paketë.


Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja dhe jam nisur dhe erdha. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im“-tha e motra e viktimës.




Mund të ketë pasur debat me policinë?



Jo, ai ka qenë shumë djal i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra. Për herë të fundit e takova para 6 muajsh. Më ka prekur loti ne zemër. Kam edhe dy vëllezër të tjerë.


Dua drejtësi për vëllanë tim, dua të di të drejtat, pasi ai Sandër Lleshaj…kur nuk ka pasur faj fare, përse qëlloi vëllain. Vëllai ka dy shenja një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, tha ajo.

1


Etiketa: , , ,

Pas