ShowBizz

Protesta ndryshe e Kanye West/ Urinon mbi çmimin “Grammy”, Twitteri i bllokon llogarinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 17/09/20 |
mapo.al

E pabesueshme, por e vërtetë e kjo mund të pritet nga një personazh kontravers si Kanye West.


Së fundmi, reperi i cili vuan nga bipolariteti ka bërë një veprim që i ka shokuar të gjithë. Ai ka regjistruar një video ku shihet duke urinuar mbi kupën “Grammy” dhe e ka postuar në Twitter, kjo jo pa qëllim.


Kanye i është kundërvënë industrisë së muzikës duke e konsideruar atë si ‘anijen moderne të skllavëve’. Kjo pasi në kontratat e nënshkruara të artistëve pjesën më të madhe të fitimit e marrin producentët dhe studiot e prodhimit.


Lodhja e këngëtarëve me performanca live dhe turne muzikore nëpër botë që zgjasin me vite nuk e justifikon pagesa që marrin që nuk mbulon dot jetën e tyre luksoze.


Kjo i shtyn ata të lidhen me sponsora dhe kompani të ndryshme për të promovuar produket e tyre ose për të qenë imazh në mënyrë që të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për veten e tyre.


Sa i përket Kanye West, video e tij është fshirë menjëherë nga Twitter dhe llogaria e tij në këtë rrjet social është bllokuar për 24 orë.


Etiketa: , ,

Pas