Aktualitet

Protesta në Europë, qytetarët manifestojnë kundër masave anti-Covid





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 17/05/20 |
mapo.al

Protesta të shoqëruara me arrestime janë mbajtur të shtunën në disa vende të Europës, për të kundërshtuar masat bllokuese të vendosura kundër koronavirusit, edhe pse lehtësimi i tyre tashmë ka filluar.


Në Angli, persona të shumtë u mblodhën në Hyde Park të Londrës për të manifestuar pakënaqësinë e tyre, duke sfiduar edhe rregullin e distancimit social.


Situata ishte tensionuar, me policinë londineze që ka arrestuar të paktën 19 persona. Qytetarët deklaruan se masat po u mohojnë të drejtat dhe liritë e tyre.


Në Gjermani, disa mijëra qytetarë mbushën rrugët në mbarë vendin në kuadër të një proteste të ngjashme.


Gjermania është ndër vendet me numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, por sërish qytetarët kundërshtuan masat e promovuara nga kancelarja Merkel për të frenuar epideminë.

Në Berlin, qytetarët u mblodhën përreth monumentit të Portës së Brandenburgut dhe sheshe të tjera, ndërsa në Mynih, protestuesit i kërkuan autoriteteve dritën e gjelbër për një tubim prej 10 mijë personash në sheshin ku zakonisht mbahet festivali i famshëm i birrës, Oktoberfest.

Ndërkohë, në Zvicër, qytetarët kërkuan që t’u lejohet të thonë fjalën e tyre në lidhje me masat anti-COVID. Ata u shprehën se duan të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike mbi masat në fjalë, gjë që deri më tani u është mohuar.

Manifestuesit shtuan se duan të jetojnë të lirë dhe të ecin pa kufizime dhe pa maska.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas