Kryesore

Protesta në Shkodër, policia shoqëron dy të rinj (FOTO+VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 19/12/20 |
mapo.al

Policia po monitoron protestën që ka nisur sot në qytetin e Shkodrës në orën 11:00.



Ka pasur një lëvizje paqesore, ku të rinj me pankarta kanë kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë dhe të Kryeministrit Edi Rama.


Një protestues më në moshë, Gjergj Çuni ka ngritur zërin me forcë përpara prefekturës së Shkodrës, duke kërkuar drejtësi dhe mbajtur flamujt e Shqipërisë dhe të BE-së dhe në fund, pasi ka shprehur indinjatën e tij, ai iu është drejtuar me dashamirësi policëve që ruanin godinën.



<
>
Shkoder1 Shkoder Shkoder3 Shkoder4

Një incident ka rënë në sy në këto momente, kur Policia ka ndjekur në një rrugicë dy të rinj dhe i ka neutralizuar, por që deri pak më parë nuk dukej se kishin lidhje me protestën paqesore qytetare.

Lexo edhe :  "Taksa progresive goditi të varfërit"- Kryemadhi: Prioriteti ynë, punësimi i të rinjve


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas