Policia ka nisur shoqërimin e disa të rinjve protestues te Drejtoria e Policisë.
Më herët, Forcat Speciale përdorën gaz lotsjellës përpara kryeministrisë.
Blutë e kryeqytetit përdorën edhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë, por duket se këta të fundit nuk tërhiqen duke u ndarë në disa grupe.
Ata janë shëprndarë në sheshin Skenderbej, në rrugicat e Tiranës dhe te Drejtoria e Policisë.
Një ditë më parë pati 59 të arrestuar nga policia dhe mbi ta rëndojnë 6 vepra penale.