Pas rreth 3 orësh, studentët kanë zhbllokuar qarkullimin e automjeteve tek ‘Zogu i Zi’. Një grup studentësh kishin bllokuar rrugën që prej orës 14:00 të ditës së sotme në shenjë proteste.
Pas zhbllokimit të qarkullimit te makinave, studentët i janë drejtuar Kryeministrisë, aty ku po protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e8 kërkesave të tyre.
“Rama të plotësojë kërkesat. Nuk bëhet dialog me instastory. Dialog nuk ka dhe të gjithë studentët janë bashkë. Do bllokohen të gjitha rrugët në mënyrë paqësore. Protesta do vazhdojë kështu siç është deri në plotësimin e gjithë kërkesave tona”,- shprehet një studente.
Ashtu siç u paralajmërua me herët, protestuesit janë larguar nga protesta e para Kryeministrisë. Studentët do të përshkallëzojnë protestën, ndërsa do të bllokojnë rrugët./BW/