Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 24 të arrestuarit gjatë protestës së datës 11 dhjetor në Tiranë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Gjyqtarja Ardiana Bera ka dhënë vendimin që 4 prej tyre të lihen në burg, ndërsa 6 të tjerë burg me afat 10 ditë, deri në datë 24 dhjetor. Për 4 të arrestuar të tjerë gjyqtarja ka dhënë masën “arrest ne shtëpi”, dhe për 10 të rinj është caktuar masa “detyrim për paraqitje”.
Mbi të arrestuarit rëndonte akuza e dhunës së ushtruar në protestë. Ndërkaq, protesta vijon edhe sot në ditën e gjashtë, ku protestuesit i qëndrojnë kazus së tyre, ndërsa kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e drejtorit të policisë, Ardi Veliut.