“Poshtë Edi Rama, poshtë Edi Rama”, janë thirrjet e të rinjve të Partisë Demokratike para Gjykatës së Apelit Shkodrës ku pas pak minutash do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve të ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit. ”Lironi vëllezërit tanë”, janë disa nga thirrjet, ndërsa janë dëgjuar të hidhen dy tre kapsolla që janë shoqëruar me duartrokitje nga protestuesit. Në gjykatën e Apelit tashmë janë futur deputetët e Partisë Demokratike si dhe deputetë të Levizjës Socialiste për Integrim.
Protestuesit me Gjykatën e Apelit i ndan një kordon i gjatë policie. Grupe të Komisariatit Shkodër dhe forca të FNSH-së nga Tiranë janë pozicionuar në oborrin e gjykatës.
Aksi rrugor që të çon drejt gjykatës së Apelit raportohet se është bllokuar.
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të jetë sot në mbështetje të familjarëve të protestuesve.