Aktualitet

Protesta për orën policore, mbyllen një pjesë e bizneseve në Lungomare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:24 - 19/07/21 |
mapo.al

Një natë pas protestës simbolike me himnin kombëtar në sfond, pronarët e bizneseve në Lungomaren e Vlorës kanë ndërmarrë një tjetër hap. Paraditen e sotme ata kanë kyçur bizneset duke kërkuar shtyrjen e orës policore dhe lejimin e muzikës pas orës 22:00 të mbrëmjes.






Ky vendim do të jetë në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa pronarët e bizneseve kanë paralajmëruar forma të tjera protestash deri në plotësimin e kushteve të tyre.


<
>
Vlora vl vl11 vl3

Tre pronarë biznesesh mes tyre dhe një grua, u shoqëruan një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste.







Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës.

Lexo edhe :  A u tremben bizneset pasojave të valës së re pandemike


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas