Aktualitet

Protesta për Palestinën në Tiranë, policia procedon 15 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 17/05/21 |
mapo.al

Policia në Tiranë ka proceduar penalisht 15 persona që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të shtunën në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Palestinës.






Mësohet se 15 qytetarët janë proceduar në gjendje të lirë për thyerje të rregullave anti-covid.


NJOFTIMI
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit:







S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.



Lexo edhe :  Studimi për vaksinimin në Izrael: Me 3 doza Pfizer ulen infeksionet

Një numër qytetarësh dolën në fundjave në një protestë paqësore për të mbështur Palestinës pas përplasjeve të armatosura që vijojnë prej një jave në Lindjen e Mesme.



Ata mbanin në duar pankarta me slogane, “Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas