Aktualitet

Protesta për Teatrin, ndalohet nga policia në Elbasan ish-kryebashkiaku i PD-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:44 - 18/05/20 |
mapo.al

Policia në Elbasan ka ndaluar ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit i Partisë Demokartike, Eduart Kapri.


Kapri ishte nisur me mbështetës të Partisë Demokratike për protestën e thirrur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në Tiranë, protestë për të cilën opozita ka dalë hapur se do të jetë në mbështetje.


Mësohet se Kapri është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra nga policia, ndërkohë që thuhet se janë ndaluar nga policia edhe qytetarë të tjerë.


Ndërkohë ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi i cili ndodhet në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan tha se janë ndaluar edhe shoferë të cilët tranportonin mallra.



Etiketa: , , , ,

Pas