Aktualitet

Protesta për Teatrin në Shkodër, Budina: Të ngremë tempullin e demokracisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 23/05/20 |
mapo.al

Regjisori Edmond Budina ka folur gjatë protestës së sotme në Shkodër para Teatrit “Migjeni’ ku qytetarë, artistë dhe aktivistë po firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte.


Përpara dhjetra njerëzve, Budina tha se në gjithë botën sa më i vjetër të jetë një objekt aq më i tepërt është kujdesi ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim. Më tej, Budina theksoi se çdo njeri, përpara se të jetë politikan, është një qytetar dhe çdo qytetar duhet të reflektojë.


“Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shmebnin simbbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte.”-tha Budina.


Në protestën e Shkodrës, ishte dhe aktori Zef Deda. Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria ka prirje komuniste duke theksuar se nuk e duan artin dhe kulturën.


 “Mjaft sjellje komuniste, kriminale, kanabiste, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipuloi shumë artistë dhe figura të mëdha.”-tha Deda.

LEXO EDHE: 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon turin në Shkodër, mbledhin firmat për peticionin


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas