Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve, shpallen në kërkim 4 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 07/10/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori protestën e pasdites së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër rritjes së çmimeve dhe ka proceduar katër persona.






Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po punojnë për shoqërimin e personave me inicialet, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve.


Sipas policisë, personat në fjalë, të cilët janë shpallur në kërkim janë pjesëmarrës dhe organizatorë.







Njoftimi i policisë:




Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.



Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas