Shumë forca policie u mobilizuan sot për protestën e organizuar nga Opozita para Parlamentit. Një pjesë e policisë ka monitoruar nga distanca për të zbuluar elementët e dhunshëm të turmës. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar disa fotot të specialistëve të policisë, të cilët kanë hipur mbi godinën e re të Xhamisë së Madhe pranë para Parlamentit për të fotografuar turmën.
Në pikat e larta strategjikë policia gjithmonë vendos snajpera, të cilët monitorojnë dhe janë të gatshëm për të neutralizuar elementët e rrezikshëm. Por deputeti demokrat thekson se duhet ngritur zëri për këtë mungesë respekti ndaj objekteve të besimit fetar.
“Institucionet fetare nuk janë mjedise ku shteti mund te vendose “specialistë” e mjete të sofistikuara për të përgjuar masën e njerëzve, që proteston afër tyre pikërisht kundër mos respektimit te të drejtave etj, nga qeverisja. Pamjet që duken nga Xhamia pranë Kuvendit gjatë protestës së sotme, flasin vete.
Ndërsa disa dite më parë po kjo Rilindje u akuzua për tentative “futje duarsh” ne proceset e votimit pikërisht te Komunitetit Musliman.
Dikush duhet të ngrejë zërin e të protestoje për këtë mungese respekti ndaj këtyre strukturave, shpërdorim të pushtetit, që në realitet kështu mund t’i komprometoje edhe ato institucione te nderuara, te besueshme e larg politikes.
Ne mënyre absolute kjo ndodhi e shëmtuar dhe e përsëritur duhet te behet objekt i një procesi hetimor serioz e te thelluar”, thekson Shehu.