Aktualitet

Protesta të dhunshme në Itali, qytetarët dhe bizneset kundër masave anti-covid








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 27/10/20 |
mapo.al

Pas orës 18:00, baret, restorantet, palestrat dhe kinematë do të jenë të mbyllura në të gjithë Italinë. Ishte ky urdhri që nxiti protesta të shumta në të gjithë Italinë.


Përplasje u raportuan në qytetet veriore të Milanos dhe Torinos, ku bombat me benzinë ​​u hodhën drejt oficerëve.


Në Milano u përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pasi mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Napolit.



Trazirat dhe tubimet filluan menjëherë pasi urdhri i qeverisë hyri në fuqi.


Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e lëvizjes gjatë orëve të natës duke përfshirë Lombardinë, ku është Milano dhe Piemonten ku është Torino. Policia tha se 28 persona ishin arrestuar vetëm në Milano.


Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera, duke përfshirë Romën, Genovën, Palermon dhe Triesten. Shoferët e taksive pushtuan një shesh qendror në Torino ndërsa pronarët e restoranteve tundnin tenxhere dhe tiganë në qendër të Kremonës.

Lexo edhe :  "Mijëra € të harxhuara" - PD: Xhaçka të dorëhiqet, përdor helikopter të Ministrisë për fushatë

Në Napoli, një turmë e madhe u mblodh në Piazza del Plebiscito, shumë prej tyre i bën thirrje guvernatorit rajonal të jepte dorëheqjen.

Bizneset e vogla argumentojnë se ata janë ende duke u rikuperuar nga karantina në fillim të vitit dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato.

Një numër dyqanesh luksoze në Torinon qëndrore, duke përfshirë një Boutique Gucci, u shkatërruan nga turmat protestues pas hyrjes në fuqi e rregullave të reja.

Protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe ndezën zjarre, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Në Milano, turmat brohorisnin “Liri, liri, liri!” ndërsa u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Qyteti është kryeqyteti i Lombardisë, i cili është goditur rëndë nga virusi./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas