Forcat e policisë kanë rikthyer përdorimin e gazit lotsjellës para Parlamentit për të larguar turmën e protestuesve. Protestat e fundit nuk ishte përdor, por sot para Parlamentit forcat e rendit janë treguar më pak tolerante. Hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të largohen nga rrethimi i jashtëm i Parlamentit për t’i shpëtuar tymit helmues.
Disa protestues janë ndjerë keq. Shumica kanë probleme me shikimin dhe me frymëmarrjen. Megjithëse lagështirë, tymi i gazit lotsjellës është përhapur me shpejtësi duke mbuluar të gjithë zonën ku ndodheshin protestuesit.