Aktualitet

Protesta tek Teatri/ Policia gjobit dhe iu heq patentën udhëheqësve të PD dhe LSI





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 16/05/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka gjobitur dhe iu ka hequr lejet e drejtimit të automjetit udhëheqësve të PD dhe LSI-së, pasi qëndruan jashtë orarit të lejuar në protestën e Teatrit Kombëtar.


Masa administrative është marrë ndaj Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit, Endrit Brahimllarit, Edmond Spahos, Luan Ramës, Belind Këlliçit dhe Klevis Balliut.


Kujtojmë se prej dy netësh, artistët të mbështetur dhe nga opozita, po protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.


Njoftimi i policisë:


Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas