Aktualitet

Protesta tek Teatri, Rama: Policia me sjellje europiane, s’ka ushtruar dhunë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 19/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama, nëpërmjet një lidhje Live në News 24, reagoi lidhur me veprimet e policisë ndaj protestuesve dy ditë ditë më parë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


Rama tha se policia nuk ka kaluar asnjë kompetencë dhe nuk ka ushtruar dhunë. Gazetarja Tufa, teksa i tregoi edhe pamjet e neutralizimit të gazetarit Alfred Lela nga policia dhe protestuesve të tjerë, të cilat i cilësoi të dhunshme, Rama i mohoi duke thënë se blutë e qytetit janë provokuar, madje e quajti sjelljen e tyre europiane.


“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën. Aty nuk kishte artistë e qytetarë, por kishte një grup politik. Edhe në Amerikë ka neutralizime normale, keni parë përpara Shtëpisë së Bardhë teksa shoqërojnë. Këto janë pamje të neutralizimit të personave që hidhen mbi policinë. Kjo është procedurë normale edhe në Europë”, tha Rama.


Kujtojmë se forcat speciale Renea ishte pjesë e aksionit të policisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kryeministri ritheksoi se nuk është ushtruar dhunë, dhe shtoi se zgjodhën orën 4:30 të mëngjesit pasi sipas tij, ishte koha ku mund të kishte më pak përplasje mes policisë dhe protestuesve.


Kujtojmë se, aktivistë, artistë dhe drejtues të opozitës janë shqëruar nga policia gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

LEXO EDHE: 

Rama: Shembja e Teatrit Kombëtar, lëvizje e vonuar nga qeveria


Etiketa: , , , ,

Pas