Aktualitet

Protestat – Braimllari: Akumulim i pakënaqësive të të rinjve ndaj qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:17 - 14/12/20 |
mapo.al

Në një intervistë për RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka komentuar aktualitetin politik në vend e kryesisht protestat qytetare të ditëve të fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.






Sipas Braimllarit, protesta është akumulim i pakënaqësive të të rinjve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton ta përdorë për politikën e tij të përditshme.


“Kryeministri po përdor çdo mekanizëm për ta trajtuar si çështje politike, por pse nuk është një çështje politike? Vrasja e 25-vjeçarit ka ndodhur nga dora e shtetit.







E gjithë përpjekja e Edi Ramës është që ta trajtojë këtë si politike dhe sikur po organizohet nga opozita, që përfshihen aktorë të tjerë politikë, ndërkohë që nuk është aspak e vërtetë.




Kjo është një protestë që ka të bëjë me akumulimin te të rinjtë e një mllefi që kanë ndaj shtetit, të cilin Edi Rama e ka zaptuar totalisht dhe e ka future në kthetra.



Kjo protestë nuk ka të bëjë me opozitën fare. Është reagim i çdo të riu, çdo të reje ku janë akumuluar e gjithë urrejtja mbi mënyrën se si Edi Rama ka qeverisur”, u shpreh Braimllari për RTV Ora.

1


Etiketa: ,

Pas