Aktualitet

Protestat e dhunshme në Greqi- Plagosen 5 policë, arrestohen 16 persona (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 10/03/21 |
mapo.al

Të paktën 16 persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pas protestave të dhunshme një natë më parë në Nea Smyrni. Ndërkohë nga përplasjet me protestuesit janë plagosur 5 oficerë policie një prej të cilëve në gjendje të rëndë.





Polici 24-vjeçar është me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë.


Protestat u nxitën pas një video të transmetuar gjerësisht në rrjetet sociale por edhe televizion, ku një qytetar shfaqet i shtrirë në tokë, i rrahur gati për vdekje nga policia të dielën në mbrëmje.





Kaq mjaftoi që më shumë se 6 mijë vetë të dalin në protestë në rrugët e Athinës, shumë prej tyre me pankarta në duar e me thirrjet: Larg policia nga lagjet tona.

Lexo edhe :  Plagoset demokrati në zyrën e PD, Basha: Të dielën marrin përgjigjen me votë

Protestat nisën pasditen e së martës ku persona të maskuar krijuan një skenë lufte me Molotov, dhe sulme të rënda ndaj një oficeri policie.

Nga politika, kryeministri Mitsotakis akuzoi kundërshtarët e Syriza si frymëzues të kryengritjes ndërkohë që dje Greqia regjistroi një nga bilancet më të errëta të COVID-19, plot 3 mijë e 215 raste dhe 46 viktima në vetëm 24 orë.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas