Kryebashkiaku i Otavas, kryeqytetit të Kanadasë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas protestave të kamionistëve gjë zgjasin prej më shumë se një javë kundër kufizimeve ndaj Covid.
Jim Watson tha se qyteti ishte plotësisht jashtë kontrollit, me demonstruesit që e kalojnë disa herë numrin e policisë. Ai shtoi më tej, se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.
Kamionistët kanë paralizuar qendrën e Otavës me automjete dhe tenda prej disa ditësh.
“Karvani i Lirisë” filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët duhet të vaksinohen me detyrim kundër Covid-19.
Duke folur për stacionin radiofonik kanadez CFRA, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më keq duke iu rënë sirenave dhe ndezur fishekzjarrë për ta kthyer të gjithë situatën si një festë në rrugë.