fbpx

Aktualitet

Protestat në ‘Astir’/ Arrestohen babë e bir, 6 persona në kërkim





               Publikuar në : 10:18 - 23/07/19 |
mapo.al

Babë e bir kanë rënë në pranga pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin ndaj policisë një ditë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Bëhet fjalë për Edi dhe Maliq Ferati, të cilët akuzohen konkretisht për “tubim të paligjshëm” dhe “goditje për shkak të detyrës”. Ndërkohë, gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.


Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar me hunj në duar qarkullimin e automjeteve, si dhe kanë hedhur molotov në aksin kryesor të rrugës. Ata protestojnë prej 9 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre, ndërsa ditët e fundit situata është tensionuar pas informacioneve se policia ka rrethuar zonën dhe pritet të nderhyrje për shembjen e objekeve.



Njoftimi i policisë


Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë të komisariatit Nr.6, vihen në pranga dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, të shtetasve:

E.F., 27 vjeç, banues në Tiranë;
M. F., 54 vjeç, banues në Tiranë;

Këta persona më datë 22.07.2019, gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë të Komisariatit Nr.6, në momentin e shqoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

<
>
1563778789_1protestateastri2 1563778789_5 1563778789_2 1563778789_4


Etiketa: , ,

Pas