Aktualitet

Protestat/ Taulant Balla: 5 vite burg për dhunuesit, le të guxojnë!







               Publikuar në : 11:30 - 18/07/19 |
mapo.al

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur me gjuhë të ashpër ndaj atyre që do të ushtrojnë dhunë përkundrejt policëve, mjekëve apo qoftë edhe pronave gjatë protestave. Ai u shpreh se do të ashpërsohen ligjet, duke sjellë dënime që do të shkojnë deri në 5 vite burg. Përgjatë fjalimit, ai nuk ngurroi të thumbonte presidentin Ilir Meta, duke e cilësuar këtë të fundit të mënjanuar nga interesat e opozitës dhe jo shqiptarëve.


“Dhuna nuk tolerohet se jemi socialistë, demokratë, të majtë të djathtë. Dhuna nuk tolerohet përballë atyre protestave të dhunshme, por po e them sot me këto ndryshime në kodin penal. Sa herë të shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarët, do të ashpërsohen ligjet. Këto ndryshime në kodin penal, nuk ka dyshime që Meta do i rikthejë sërish. Si një nga bashkëkryetarët e opozitës me seli në Presidencë, nuk kam fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre.

Por ne këto projektligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policisë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve”-u shpreh Taulant Balla.

 

 

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas