Aktualitet

Protestë, thirrje “Rama ik” dhe votime/ Situata sot në Tiranë (FOTO)






               Publikuar në : 09:27 - 30/06/19 |
mapo.al

Mbështetës të opozitës me parulla në duar dhe vuvuzela kanë marshuar përgjatë “Rrugës së Elbasanit” dhe qëndruan për disa minuta përballë Qendrës së Votimit te Liceu Artistik. Pjesëmarrësit në këtë protestë lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan largimin tij. Manifestimi përpara qendrës së votimit ka qenë paqësor dhe nuk u shënua asnjë incident. Nuk mungonin as thirrjet ironizuese të tipit: “Parti Enver, jemi gati kurdo herë”.




Protestë dhe te shkolla “Kushtrimi i Lirisë”
KZAZ në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, ku një numër qytetarësh kanë vendosur të protestojnë apo “të votojnë”, në mënyrë ironike.

Halili tha se “deri në orën 8:20, pjesëmarrja është tepër e ulët. Në këtë zonë janë 44 mijë qytetarë me të drejtë vote”. “Një pjesë e mbështetësve të opozitës janë duke qëndruar jashtë ambienteve, në qetësi. Në këtë zonë nuk ka asnjë polic, zona është e pamonitoruar. Referuar njoftimit nga Policia, mund të themi se kjo zonë është thuajse e pamonitoruar”.

Njeri nga të rinjtë jovotues, që protestonte në heshtje jashtë KZAZ, tha: “Ne jemi këtu për të dëshmuar që ka zëra kundër, që ne kemi një mendim ndryshe. Kush ka mendim ndryshe, le të votojë. Edhe në 1945 ndodhi kështu: shkuan votuan, bënë qejf…” Votimet kështu u bëkan? Atëherë nëse votimi për një kandidat, le të fitojë edhe dhjetë herë të tjera!”

LRI: Braktisen votimet moniste të Rilindjes, më shumë komisionerë se votues
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka sjellë një fotofakt nga procesi i votimit në Tiranë, proces të cilin populli që mbështet opozitën e ka bojkotuar.

“Vetëm gazetarë në qendrën e votimit! – tregon Kërpaçi për KZAZ e ngritur në shkollën “Edith Durham” në Tiranë. – Qytetarët braktisin votimet moniste të Rilindjes”.

Po ashtu, një tjetër anëtar i LRI, Klevi Pojana, ka konstatuar: “Më shumë komisionerë sesa votues“. Në një shënim në Fb, Pojana shkruan me ironi: “Edver, më shumë komisionerë sesa votues. Mosha mesatare mbi 70 vjeç. Shqipëria i thotë Jo, diktaturës!”

LEXO EDHE:

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, protestë me vuvuzela në Tiranë


Etiketa: , , ,

Pas