Aktualitet

Protestuesi ish-oficer policie: Sapo Rilindja fitoi, më hoqën







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 20/03/19 |
ro ot

Një ndër qytetarët që mbështet protestat e organizuara nga opozita është Bujar Çala. Ai shprehet se ka një jetesë të dobët ekonomike, është i papunë damiljerisht dhe ka qenë officer policie më parë por, Çala tha se u shkarkua nga detyra sapo rilindja mori pushtetin.


Ai shpjegoi për Top Story se përse vjen nga Elbasani për të protestuar pikërisht në Tiranë.


“Unë quhem Bujar Cala. Jetoj në Elbasan në lagjen Sylia Dylgjeri. Profesioni im është ish-officer policie. Sot jam i papunë. Unë bëj një jetë jashzakonisht të vështirë ekonomike. Në punë është vetëm vajza e madhe. Jetoj vetëm me pagën e vajzës. Vetë i 5-të. Djali pa punë, goca e vogël në shkollë dhe gruaja pa punë në shtëpi. Nuk më vjen keq se jam mësuar me vuajtjet ekonomike por…më vjen jashtzakonisht keq për çunin që e kam heq nga shkolla. Për mungesë të të ardhurave ekonomike. Unë këtë nuk ia fal dot vetës. Domethënë unë jam prind i paaftë. Ndoshta sjam i tillë por… këto i bën sistemi. Jam liruar në mënyrë të padrejtë nga policia e shtetit. Sapo Rilindja erdhi në pushtet. Ja pra, kjo është arsyeja. Çfarë mund ti them unë familjës time?”, rrëfen Bujar Çala, protestues.






Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas