Një automjeti i është vënë flaka nga protestuesit e opozitës para Parlamentit, në rrugën “George W. Bush”. Makina ishte e parkuar dhe ishte e vetmja që ndodhej aty, kur drejt saj u hodhën bomba molotov. Por në një reagim selia blu mohon që të kenë qenë protestuesit ata të cilët i vunë flakën. Për minuta të tëra aty nuk mbërriti asnjë automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Makina e djegur është tip “FIAT” me targa AA 703 MT.
LEXO EDHE:
Djegia e makinës në protestë, PD: E bëri policia për të na fajësuar