Mijëra qytetarë kanë dalë një ditë më parë në protestë në rrugët e Brukselit, duke kundërshtuar masat anti- Covid. Ata thërrisnin “liri”, ndërsa nuk munguan përplasjet e dhunshme me policinë
Në shënjestër të sulmeve të tyre kanë qenë edhe zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel, teksa kanë thyer xhamat e godinës.
Dhuna e protestuesve u dënua nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell. “Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas raportimeve, të paktën 50,000 vetë kanë demonstruar në kryeqytetit e Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe qytetarë që udhëtuan nga Franca, Gjermania e vende të tjera evropiane për të ngritur zërin.
Policia në Belgjikë ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Ajo deklaroi, se 70 persona u arrestuan dhe se tre oficerë dhe 12 demonstrues kishin nevojë për trajtim spitalor.