Protesta e zhvendosur nga Parlamenti u zhvendos përballë godinës së Ministrisë së Brendshme. Protestuesit, pas thirrjeve “Lironi djemtë tanë” kanë zgjedhur të lyejnë me bojë të zezë godinën e Ministrisë. Më pas protestuesit kanë nisur marshimin duke iu drejtuar selisë së PD për t’i dhënë fund edhe protestës së sotme.
Menjëherë pas këtij gjesti të protestuesve, ka reaguar ministr i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka dënuar veprimet e opozitës gjatë protestës dhe sulmin me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme. Ai thotë se Lulzim Basha dikur si drejtues e ka turpëruar ministrinë e Brendshme, ndërsa sot u mundua ta njollosë.
“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”, shkruan Lleshaj.