Prokuroria i është kthyer çështjes për avionin e rrëzuar me drogë në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, nen drejtimin e pilotit italian Guido Guidi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.
Në dokumentet e mbërritura nga autoritetet italiane janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës.
Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.
Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm.