Aktualitet

Provimi i tretë i Maturës, nxënësit testohen sot në matematikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:19 - 11/06/21 |
mapo.al

Maturantët këtë të premte do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të lëndës së Matematikës.






34 mijë maturantë do të nisin në orën 10:00 provimin e tretë në radhë i cili do të zgjasë deri në orën 12.30.


Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.





Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.



Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.



Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Ndërkohë provimi i fundit është ai i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet me 15 qershor.

19


Etiketa: ,

Pas