Aktualitet

Provokimi i Vuçiç – Basha: Pas 25 Prillit, Kosova pjesë e NATO-s dhe BE-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 21/03/21 |
mapo.al

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sërish tek gjesti i bujshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, postimi në rrjet të hartës së Kosovës me flamur serb të mbivendosur.






Teksa e konsideroi deklaratë të një shekulli të kaluar që dëmton klimën e stabilitetit, Basha tha se politika e tij e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime thelbësore: integrimi europian i Shqipërisë dhe konsolidimi i Kosovës së pavarur.


“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe Kosova e pavarur do të jetë me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe me ndihmën e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, nesër anëtare me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimin Europian”, – mëshoi Basha.





****



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ditët e fundit ka hedhur në rrjetet e tij sociale hartën e Kosovës, i mbivendosur edhe flamuri serb. Ditën e sotme, më në fund ka patur një reagim nga Tirana zyrtare, por cila do të jetë marrëdhënia juaj me shtetin serb dhe nga ana tjetër cila do të jetë përqasja juaj ndaj mini-shengeneit Ballkanik?

Lexo edhe :  Kreu i PD Fier: Këto zgjedhje nuk dhanë zgjidhje, nuk janë të pranueshme

Është fare e qartë që politika ime e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime: nga integrimi europian i Shqipërisë, nga forcimi dhe konsolidimi i shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare, si dhe ndihma ndaj Kosovës e pakursyer për integrimin e saj euroatlantik. Çdo hap që hidhet në drejtim të të kaluarës, dëmton ata që e hedhin këtë hap. Kjo është ajo që shpreha dje, ndërkohë që Tirana Zyrtare dhe Edi Rama kishin qepur gojën.

Deklarata e presidentit Vuçiç, ishte një deklaratë e shekullit të kaluar, e cila dëmton klimën e stabilitetit dhe të përparimit të vendeve të rajonit dhe shkon në kundërshtim të plotë me aspiratat e popujve të rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe Kosova e pavarur do të jetë me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe me ndihmën e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare nesër anëtare me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimin Europian.

 LEXO EDHE:

Basha dënon deklaratat e Vuçiç për Kosovën: Nxisin konflikt dhe përçarje

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas