Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato do t’i fitonte Partia Socialiste.
Në konferencën me gazetarët, Basha tha se kjo deklaratë s’dëshmon veçse frikën e kryeministrit të kapur në flagrancë për vjedhje dhe korrupsion, duke iu referuar kështu aferës së incineratorëve.
Nuk ka asnjë diskutim, tha Basha, zgjedhjet i fiton opozita.
“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opozitës?
Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane, të përshëndetur nga ndërkombëtarët, duke i mbyllur derën nisjes së negociatave, nëse i dilnin sondazhet në rregull?
Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar! Sa më shpejt aq më mirë! Opozita do t’i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen”,– u shpreh Lulzim Basha.
LEXO EDHE: