PS, do you copy?

Dendësia e mesazheve të Europës ndaj qeverisë dhe Edi Ramës është ngjarja më e fortë politike aktualisht, dhe ndoshta peshon më shumë se sa thelbi i asaj që kërkohet.

Të përditshme dhe me raste edhe më shumë se një herë në ditë, deklaratat dhe tërheqja e  vemendjes që po i bëhet Edi Ramës, dëshmojnë se kryeministri ka hyrë në një kurs përplasjeje me BE-në dhe Brukselin, dhe se madje ka shkuar larg në këtë drejtim.



Ai ngjan se është në një stacion të një bote tjetër, dhe qendra po i bën vazhdimisht thirrje: “Do you copy”.

Në muajt e fundit, Rama ka humbur ndjeshmërinë ndaj partnerëve dhe tashmë ai është krejt i pangjashëm me atë që shpesh shkoi deri atje sa thoshte; Për mua flasin ambasadori i BE dhe i SHBA. Kaq në sinkron dhe në një linjë ishte me ta.

Çfarë mund ta bëjë një kryeministër në të sosur të mandatit, të transformohet kësisoj, ose të tregojë në fakt se fasadë ka qënë e gjithë gjoja gjuha dhe politika e tij pro-europiane dhe perendimore?

Shumë e thjeshtë. Nevoja për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Dhe, para kësaj nevoje, gjithë të tjerat kalojnë në plan të dytë. Edhe interesat e vendit sigurisht.

Pra nuk është çështje e hapjes së listave, dhe këtë e dinë edhe gurët e zallit. Eshtë thjesht provokim ndaj opozitës, ftesë për destabilitet, dhe hile bizantine, ballkanike, lindore për të shmangur me çdo kusht ballafaqimin e vërtetë real me votën e qytetarëve. Kjo sidomos, kur e di mirë se si do të jetë ai verdikt.

Dhe në këto kushte, janë bërë më të rëndësishëm deputetët e listës, sesa Bundestagu, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Ambasada Amerikane dhe Departamenti i Shtetit.

Shihni çfarë tha sot numri dy i CDU-CSU në Berlin, lidhur me inciativën për ndryshimin e Kushtetutës dhe minimin e marrëveshjes politike të 5 Qershorit.

“Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore. Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje”.

Kjo mund të jetë nga deklaratat më të ashpra që i është bërë një qeverie shqiptare pas vitit 97. E sërish, Rama ka reaguar duke thënë se ai qenka sovrani dhe e di vetë se çfarë bën. Dhe për ta çuar deri në skaj përqeshjen dhe talljen ndaj një qendrimi kaq të fortë europian, fillimisht nxori T.Ballën, që t’i përgjigjej z.Johan Wadephul. Pra i nxori numrit dy në Bundestag, homologun e tij, kategorinë e tij.

Me këto akte e sjellje politike, Rama ka dalë kaq hapur si autokrati që i intereson vetëm karrigia e tij, dhe aspak integrimi apo e ardhmja europiane e vendit, sa e vështirë duket që ndonjë “exit strategy”, do të mund ta rikuperonte imazhin e krijuar. Po këtu nuk është më fare meraku tek fati personal i një njeriu që ka qeverisur keq, dhe që ka dhunuar të gjitha zgjedhjet që ka pasur në dorë.

Problemi është i vendit dhe i Shqipërisë, që nuk ka gjunjë të mbajë në kurriz kosto kaq të rënda për shkak të humorit dhe devijancave të një kryeministri.

Europa po e thotë qartë. Ndërpritet rruga e negociatave nëse ai nuk respekton marrëveshjen e 5 qershorit dhe nëse vijon në shtegun ku ka hyrë. Zgjedhja i takon njerëzve. Qytetarët do të ndeshen me sa duket shpejt para alternatives, nëse do të mbrojnë interesat e vendit, apo do të ulin kokën që Edi Rama të mbajë sërish pushtetin dhe privilegjet e veta, e Shqipëria të përfundojë në kopshtin e pasëm të kontinetit të vjetër.

Edhe pse me flegmatizëm dhe me vonesa jo të vogla, kjo shoqëri ka treguar se të tillë udhëheqës i çon në arkivë. Sfidë jo e vogël është kjo gjendje për Partinë Socialiste që rrezikon të marrë një goditje prej të cilës do të kalamendet gjatë. Sa për rilindjen, nuk ka asnjë shpresë për reflektim. Ata do të vijojnë të duartrokasin skenderbeun e tyre, odisene, ose si ta dojë rasti për ta pagezuar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252