Aktualitet

PS e sulmoi për Xhaferllarin, Meta: Politikanë pa dinjitet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 13/11/19 |
mapo.al

Kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj sulmeve të mazhorancës lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.


Komentet në adresë të anëtares së re të Kushtetueses, Meta i quajti të pamoralshme ndërsa shtoi se politikanët që artikulojnë të tilla thashetheme janë pa dinjitet familjar e shoqëror.


“Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme, thashetheme nga politikanë pa dinjitet jo vetëm politik, por edhe pa dinjitet familjar e shoqëror. Besoj se veprimet e mia ishin të përgjegjshme. Ju përmendët një emër është emri me CV me të shkëlqyer që ka sjellë KED, një person i diskriminuar. Një person që nga dy persona të shfaqur tërësisht politik nga KED ka pasur vlerësimin zero. Ndërkohë që ka pasur vlerësim të shkëlqyer për karrierën dhe shkollimin. Nëse Presidenti nuk do të kishte besimin te asnjë individ, do të thoshte nuk kam besim dhe të vepronin si të dëshironin”, tha Meta.


Ishte kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili u shpreh dy ditë më parë se presidenti kërkon të dekretojë partneren e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, prandaj edhe ka futur në ngërç plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.




Etiketa: , , ,

Pas