Aktualitet

PS feston 28 vjetorin e themelimit, Majko: Asnjëherë s’kemi humbur






               Publikuar në : 22:02 - 12/06/19 |
mapo.al

Partia Socialiste festoi sot 28 vjetorin e themelimit përmes një ceremonie te Amfiteatri i Liqenit të Tiranë. Një nga figurat më historike të PS, Pandeli Majko, tha se socialistët asnjëherë nuk kanë humbur, por ka qenë gjithmonë në ballë të sfidave për fatin e Shqipërisë.


“Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira, sepse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu, sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur. Kjo është historia e PS, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.

Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë, i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë, sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shprese e një të ardhme më të mirë se e sotmja.

Historia na kërkon më shumë ne socialistëve, sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS, shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurrë Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”, tha Majko.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas