Aktualitet

PS kërkoi shkarkimin, Kushtetuesja bën lëvizjen e parë për Metën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:04 - 15/10/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit. Në njoftim kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të Gjykimit Kushtetues.






Në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shprehet nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.


Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare.







Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese




Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.



Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.

Lexo edhe :  Meta nuk dekreton “Për Bashkëqeverisjen”: Centralizon pushtetin te Rama

Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues.

1


Etiketa: ,

Pas