Aktualitet

PS kërkon “kokën” e tij, Dritan Leli “arratiset” në Milano














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:13 - 03/07/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është takuar me kryebashkiakun e Milanos Giussepe Sala në zyrën e tij.






Me anë të një postimi në Facebook, Leli bën me dije se kanë diskutuar për motivimin e turistëve të Italisë së Veriut për të vizituar Vlorën dhe vendin tonë.


Leli tha se turizmi është bërë shkak për të diskutuar rreth projekteve që do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit dhe do të fuqizojnë miqësinë.







“Megjithëse me angazhimin e zgjedhjeve bashkiake, me Kryetarin e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, u takuam në zyrën e tij për të folur jo vetëm rreth gjithë historisë që na ka bashkuar, por edhe për gjithë përmasën që mund t’i japim Vlorës, në të ardhmen, duke rritur motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë. Si qeliza e zhvillimit të qytetit, turizmi u bë shkas për të diskutuar rreth projekteve që do të fuqizojnë miqësinë dhe do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit”, shkroi Leli.

Lexo edhe :  Krisje me Ramën? Albin Kurti: Jemi takuar në Slloveni, Tiranë e Dhërmi


Vizita e Lelit në Itali vjen në një moment kur e gjithë dega e PS-së në Vlorë, ka nisur një operacion për largimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.



Edhe pse dështoi përpjekja për ta kryqëzuar Lelin në një mbledhje publike të Këshillit Bashkiak, për premtimet e pambajtura në Vlorë dhe punët e pakryera, në mbështetje të socialistëve të Vlorës doli kryemininistri Edi Rama i cili i inkurajoi ata që të mos tërhiqeshin.

Madje Rama u shpreh gjithashtu se Dritan Leli nuk ka më punë në PS, duke nënkuptuar kështu përjashtimin e tij nga çdo funksion dhe strukturë partiake. Ftohja e Ramës me Lelin erdhi pasi ky i fundit refuzoi të jepte dorëheqjen nga bashkia dhe të kandidonte për deputet në 25 prill.

Refuzimin e Lelit, Rama e konsideroi si braktisje të frontit të betejës dhe menjëherë më pas nisën inkursionet e socialistëve të Vlorës ndaj kryetarit të Bashkisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas