fbpx

Aktualitet

PS kërkon në gjykatë mandatin e Kajmakut për Vorën





               Publikuar në : 16:21 - 19/07/19 |
mapo.alm

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kandidatit të saj Agim Kajmaku. PS i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së Tiranës, për të njohur Kajmakun si kryetarin e ri të Bashkisë së Vorës, një bashki kjo e qeverisur prej vitesh nga PD-ja.


Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës, vendim që u publikua dy të ditë më parë.



Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.


Lexo edhe: 

Rama i drejtohet Gjykatës, konfirmohet mandati i Valbona Sakos


Etiketa: , , ,

Pas