Aktualitet

PS mban nën vëzhgim edhe De Biazin, ja patronazhisti i trajnerit të Kombëtares














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 21/04/21 |
mapo.al

Kohë të çuditshme për Xhani de Biazin. Pasi i kërkuan të rikthejë pasaportën diplomatike pak javë më parë, trajneri italian që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit në Europianin 2016 paska qenë në “survejim”.





Xhani De Biazi e paska pasur një patronazhist nga PS-ja që raportonte në parti rreth ish-trajnerit kuqezi dhe ajo çka e trazon më shumë situatën është se patronazhisti i Xhani De Biazit quhet Alban Hoxha. Ta saktësojmë që në fillim: nuk ka asnjë të dhënë që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.


Në listën që po qarkullon tashmë prej ditësh dhe që është shndërruar në një debat kombëtar, figurojnë dhjetëra persona me të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të portierit të Partizanit.

Lexo edhe :  Korçë- Përfundon numërimi, ja si ndahen mandatet






Pra, ka shumë me emrin “Alban Hoxha” në atë listë, ndaj patjetër që duhet theksuar se mund të jetë një koincidencë që emri i patronazhistit të Xhani de Biazit të përkojë me atë të futbollistit të njohur.


Madje, duke njohur edhe natyrën e Alban Hoxhës, ka shumë të ngjarë që portieri të mos ia ketë idenë hiç se çfarë është saktësisht patronazhisti…

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas