Aktualitet

PS kërkon shkarkimin, Arben Malaj: Balla më ka kërcënuar me SMS





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 16/07/19 |
mapo.al

Pak orë pasi Partia Socialiste mblodhi firmat e 28 deputetëve për shkarkimin e tij nga anëtar Bordi i Bankës së Shqipërisë për shkelje të etikës, ka reaguar Arben Malaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.


Ndërsa në reagimin e tij sot, ish-ministri socialist i Financave thekson se nuk është i surprizuar nga ky vendim i ish-kolegëve të tij. Malaj shton se u bënë përpjekje për të mos e lejuar zgjedhjen e tij në BSH. Arben Malaj shton gjithashtu se është i gatshëm të ballafaqohet në Kuvend me socialistët vendimin e të cilëve e konsideron të nxitur politikisht. Në rast shkarkimi nga anëtar Bordi i BSH, Malaj paralajmëron ndjekjen e rrugëve gjyqësore duke paditur çdo deputet që ka firmosur për shkarkimin e tij, ndërsa shton se nisma e PS vjen pasi presidenti turk, Erdogan shkarkoi Guvernatorin e Bankës shtetërore.



“Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit që arrin të cenojë integritetin tim njerëzor dhe profesional, i këshilloj të kërkojnë assitancë juridike përpara se të shpifin”.


“Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore. Vetëm profesionalisht me trishton”, thotë Malaj, ndërsa shton se ka pasur kërcënime nga Taulant Balla për ndërhyrje në vendimmarrjen e bordit.

“Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mospranimt të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSH“.

Reagimi i Malajt

Nje sqarim per koleget dhe dashamiresit
E para dhe thelbesorja – vendit tim I kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

2. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.

3. Ju ka kam paralajmeruan qe u bene perpjekje maksimalen per te mos me rizgjedhur.
Per interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

4. Ne respekt te institucionit te Bankes se Shqiperise nuk do te bej asnje deklarate specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

5. Gjithe shqetesimet e mia per sfidat e Bankes se Shqiperise qe nga vetingu per bankieret miliardere te i cuan kredite jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne cdo vend tjetet dhe debatet per kete ne Bord jane te gjithe te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

6. Kercenimet paralajmeruese mi ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesim eshte I protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

7. Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast I dyte qe maxhorancat e gjithe pushteteshme shkarkojne nje anetar Bordi te Bankes Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.

8. Veprimi I tyre eshte I paster politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo eficences se Bankes se Shqiperise gje qe sipas vleresimeve edhe te institucioneve nderkombetare por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri,( mandarin I pare ishte zvendesues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

9. Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.
Padua do te jete individuals per cdo abuzues me statusin e deputetit, I keshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rendesishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjefhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk I sherbej dot vendit tim.
Dite te mbare, Arbeni

LEXO EDHE:

PS mbledh firmat për shkarkimin e Arben Malajt nga BSH


Etiketa: , , , , , ,

Pas