Reme Lala, deputetja dibrane, e cila mori mandatin nga PDIU-ja, kalon zyrtarisht në PS.
“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.
Komenti i saj u bë në kohën që kryeministri Edi Rama do inaugurojë nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit.
Ramiz Loka nga Durrësi shkoi në inaugurimin e fillimit të punimeve në Rrugën e Arbrit.
Ai tha se Sali Berisha i preu në besë dhe Edi Rama po realizon rrugën që dibranët e prisnin prej 20 vitesh.
“Propozoj që Rruga e Arbrit të quhet rruga “Edi Rama”. Ftoj Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin si dibranë që janë ta votojnë propozimin. Nëse nuk e bëjnë, nuk janë dibranë”, tha ai.