Aktualitet

PS në KQZ rrëzon kërkesën për referendumet: Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 10/03/20 |
mapo.al

Bie kërkesa e 12 nismëtarëve të shoqërisë civile për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Rreth një vit pasi ishte depozituar në KQZ, anëtarët e këtij komisioni nuk arritën kuorumin e nevojshëm as për ta pranuar e as për ta rrëzuar kërkesën për referendum. Tre anëtarë të KQZ votuan kundër ndërsa kreu i KQZ dhe përfaqësuesja e PS Rezarta Bitri votuan pro kërkesës.
Mirëpo, ndarja e votave 3 me 2, bëri që të mos arrihej kuorumi i nevojshëm për të pranuar ose rrëzuar kërkesën. Në këto kushte, ajo bie. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i KQZ, Denar Biba u shpreh se kërkesës i mungon arsyetimi.


Jemi përballë një kërkesë të re. I mungon arsyetimi. Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhën për te shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin“, – tha Denar Biba.


Ndërkohë, kreu i KQZ Klement Zguri u shpreh se prej vitesh ligjvënësit nuk sjellin ligj për referendumet. Ai shtoi se legjislacioni në fuqi pengon qytetarët të shprehen drejtpërdrejt.


“Sovraniteti i takon popullit? Kjo është një fasadë. Ligjvënësi prej vitesh nuk sjell ligjin për referendumet. Legjislacioni në fuqi pengon qytetarët të shprehen drejtpërdrejt”, – tha Klemtn Zguri.


Ndërkohë, Rezarta Bitri, që votoi pro kërkesës, argumentoi se nismëtarëve nuk kishte arsye t`u refuzohej formulari tip për të mbledhur 50 mijë firma.

Nuk kemi pse ju refuzojmë formularët tip për të mbledhur 50 mijë firma. Të mos jua refuzojmë të drejtën për të mbledhur nënshkrime“, – u shpreh Bitri.

Ndërkohë, ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, i cili është një nga nismëtarët e kërkesës për referendum, u shpreh se e dinte që në fillim se çfarë do të ndodhte me kërkesën e tyre.

Kristaq Kume, nismëtar: Po e rrotulloni gjuhën siç ju intereson. E dinim që në fillim se çfarë do bënit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas