Aktualitet

PS nis procedurat për shkarkimin e Metës, zbulohet SMS-ja e Ballës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 30/04/21 |
mapo.al

Teksa Presidenti Ilir Meta tha se do të vijojë të qëndrojë në Presidencë deri më 24 korrik 2022, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.





Mësohet se sot ka mbërritur një mesazh në celularët e deputetëve socialistë nga Sekretari i Përgjithshëm, njëherazi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ku thuhet mes të tjerash se PS ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Presidentit.


 





Deputetët ftohen që të firmosin pranë zyrës së grupit parlamentar propozimin për shkarkimin e kreut të shtetit.



“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazhin që iu është dërguar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e rilindjes - Taulant Balla, dy herë më i pëlqyer se Edi Rama

713


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas