Aktualitet

PS paralajmëron shkarkimin e Metës, Balla: Do i bëjmë letrat e pensionit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 28/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.






Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla thekson se me “Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht”!


Gjithashtu, Balla deklaron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, duke paralajmëruar shkarkimin e kreut të shtetit.







Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!




Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit



LEXO EDHE:

Zëdhënësi i Presidentit: Meta di të mbajë fjalën, s’do të dorëhiqet nga detyra

1


Etiketa: , , ,

Pas